Reali dëshiron transferimin e lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi i Nemyar.Lojtari që mban epitetin e më të shtrenjtit në botë, kur në vitin 2017 për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, mund të kthehet në La Liga.

‘Marca’ shkruan se ylli brazilian mbetet prioritet i Real Madridit

Los Blancos’ janë të etur të rrisin cilësinë në fazën e sulmit, duke dëshiruar që përveç Benzemas në ofensivë të kenë edhe Neymarin.

27 vjeçari ende nuk është i vendosur për të ardhmen e tij, dhe në dy sezonet e fundit është përfolur shumë për të ndryshuar skuadë