Reali e Barça tërhiqen nga gara për Felixin

Ekipet nga La Liga, Real Madrdit dhe Barcelona janë tërhequr nga gara për shërbimet e mesfushorit të Benficas, Joao Felix.

Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar se si Reali ashtu edhe Barcelona nuk duan të paguajnë 120 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Felixit në fund të këtij edicioni

Mësohet se Benfica po insiston në kërkesën e saj për Felixin, i cili po shkëlqen këtë edicion dhe po kërkohet nga ekipet e mëdha të Evropës.

19-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 37 paraqitje. Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023. Interesim për të kanë treguar edhe Juventusi, Manchester City e Manchester Unitedi.