Reçica: S’do të ketë më kritere diskriminuese për përfituesit e asistenës sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica nëpërmjet një konference për medie ka lansuar sot në konsultime publike Koncept-Dokumentin për reformë të Skemës së Ndihmës Sociale.

Reçica tha se shumë kritere diskriminuese në ligjin aktual, do të largohen në ligjin e ri për Skemën e Ndihmës Sociale.

“Do të eliminohen kriteret diskriminuese, si ai i moshës së fëmijës pesë vjeç, do të eliminohen kategoritë e asistencës sociale (kategori I dhe II), do të bëhet ndryshimi i shkallës së ekuivalencës për llogaritjen e shumës mujore në bazë të madhësisë dhe strukturës demografike të ekonomive familjare”. tha ministri.

Ai shtoi se është parparë edhe instalimi i shtesave për fëmijët e familjeve nën asistencë për secilin fëmijë deri moshën 18 vjeç si dhe do të angazhohen përfituesit e asistencës sociale të cilët janë të aftë për punë, duke i përfshirë në punë të rregullt, trajnime profesionale, masa aktive të tregut të punës, pa ndërprerje nga asistenca edhe për një periudhë të caktuar kohore.