Reciprocitet po, por me kë?

Shkruan: Hisen A. Berisha


Përmes Amerikës sigurojmë ardhmërinë e Kosovës shtet!

Në 24 marsin e vitit 1999 Presidenti Clinton, urdhëroj forcat e SHBA/partnerët në NATO dhe civilizimin modern, në mbrojtje të Shqiptarëve si kombin më të vjetër ndaj të cilit sllavizmi po ushtronte gjenocid të hapur!
Në respekt të kësaj date, shprehë nderimin tim ushtarak e njerëzor, për të gjithë ushtarët aleatë që humbën jetën në çfarëdo rrethane në Kosovë, njëherit përsëris amanetin e përjetësueshëm të Presidentit të lavdishëm të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës se “duhet ruajtur miqësia permanente me SHBA-të dhe partneriteti me NATO-n”.
Kosova duhet të hapëroj shpejtë që në 24 Marsin e ardhshëm të bëjë kërkesë për inkuadrim në NATO. S’ka tjetër rrugë, as strategji për siguri dhe stabilitet. Vetëm kështu Serbia ka me u detyrua me e njohtë Kosovën, kur ajo qoftë si territor, qoftë si ushtri të jet në NATO.
Lidhur me zhvillimet politke dhe krizën institucionale dua të bëj apel te qeveria me u kthye brenda kornizave kushtetuese dhe të mos bëj keq interpretimin e neneve të saj.
Situatën në të cilën ndodhet Kosova e ka rëndua COVID19, por e ka përkeqësua qeveria
pikërisht me tejkalimin e kompetencave kushtetuese, prandaj përfundoj me mocion mosbesimi parlamentare nga kuvendi duke bërë të vendoset në kufizim si “Qeveri në detyrë”. Pra një kufizim i dyfishte ndaj njerëzve që po uzurpojnë kushtetutshmërinë kundër rivaleve politik.

Sa i përket heqjes së taksës si kusht për të qëndrua në pushtet, vazhdimit të bisedimeve, deklaruar nga Kryeministri në bisedë me kancelarën gjermane znj. Merkel, vërtetë vlerësoj se bisedimet nuk kanë alternative por ato duhet të behën në formatin ku avangardë në këto raporte duhet të jet Amerika.
Para se të na ftoj në tryezë znj. Merkel, mendoj se do të duhej të na mbronte nga Bolero dhe Lajcak.
Përndryshe, sa i përket bisedimeve me Serbinë, Kosova sot gjendet para dy alternativave:

  1. Të vazhdojmë bashke me presidentin Trump rrugën drejtë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, përkatësisht janë SHBA-të që kanë caktua ambasadorët Grenel dhe Palmer si emisar dhe
  2. Të largohemi nga përkujdesja e presidentit Trump dhe të kthehemi nw përkujdesin e BE në bisedime dhe z. Borelo dhe z. Lajcak, që tashme janë caktuan si emisar në bisedime.
    Pra BE tashmë ka dy përfaqësues që vijnë nga Spanja dhe Sllovakia, të dyja këto vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
    Si rrjedhojë, BE-së duhet ti kërkojmë që, për të qenë palë në marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, së pari, duhet me ushtrua ndikim që të gjitha vendet anëtare të BE-së me e njohë Kosovën shtet, me i vendose raportet diplomatike me Kosovën e tek pastaj më ndërmjetësua në marrëveshjen përfundimtare. S’ka bisedime me ato shtete që nuk e njohin dhe respektojnë vendimin e GJND.
    Pra rruga përmes Amerikës për mendimin tim siguron ardhmërinë e Kosovës shtet. Për këtë s’duhet të ketë asnjë dilemë në ecjen e mëtejshme. Ne duhet me aplikua reciprocitetin me vendet e BE. Ata që s’na njohin nuk i pranojmë si palë as faktorë në asnjë situatë.
    Po ashtu nuk është më koha që të kërkohet nga BE “liberalizimi vizave për qytetarët e Kosovës si kusht por njohja e Kosovës” dhe as nuk duhet të kërkojmë “normalizim raportesh në mes Kosovës e Serbisë” siç pretendojnë SHBA-të por njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia pa kushte e mbi të njëjtat standarde dhe në kufijtë që e ka njohur edhe vete Amerika e qindra vende të Botës.
    Në tryezën e bisedimeve për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, mund të ulemi dhe bisedojmë për plaçkën që Serbia ka bërë në Kosovë si – fondeve te pensionisteve kursimeve bankare; – dëmeve te luftës; – kthimin e trupave te të zhdukurve; – dokumentacioneve te grabitura këtu etj.
    BE i njeh këto çështje dhe gjithkush donë me ndihmua rregullimin e raporteve midis nesh duhet nisur nga këto tema që janë kthyer në pengesë për administratën shtetërore të Kosovës.
    Ndryshe bisedimet me ndërmjetësimin e kujtdo tjetër do dështojnë përveç se me asistencën dhe ndërmjetësimin e SHBA.
    Me ndërmjetësimin e BE kemi dhjetëra marrëveshje Kosovë-Serbi që kurrë nuk u zbatuan.
    Serbia përmes BE është rikthyer në komunat me shumicë serbe dhe po ushtron pushtet paralel. Kjo duhet të marrin fund. Ne Mitrovicën veriore, gjendja është afër eskalimit. Ne dimë për gjendjen e të infektuarve në Serbi e nuk dimë asgjë për Mitrovicë! Nuk dimë për nevojat e spitalit atje, as për masat e marra. Pra krejt kjo është krijuar nga roli i BE. Mjaft është mjaft! Ne duhet me aplikua reciprocitetin me vendet e BE.
    Vetëm rruga përmes Amerikës për mendimin tim siguron ardhmërinë e Kosovës shtet. Për ketë s’duhet të ketë asnjë dilemë në ecjen e mëtejme.
    Përndryshe përhapja e virusit corona, i cili ka sfiduar të gjitha kapacitetet botërore si fuqinë ekonomike ashtu dhe atë politike e materiale, është tregues se po ndodhë ndryshimi i madh në botë.
    Efekti vrastarë i virusit corona, edhe viruseve tjerë në trajtën e luftës biologjike pa kufizim në Botë por më intensitet të shtuar në ato vende që kanë tregua jo konformitet me politikat globale, është tregues së po ndodhë ajo që kishte parashikuar Samuel Hadington mbi rendin e ri botërorë, ku fatkeqësisht Kosova dhe shqiptarët si komb nuk zen ndonjë vend me influencë të fuqishme. Prandaj definimi i statusit final dhe përmbyllja e çështjes së shtetësisë duhet përfunduar sa më parë që të mos viktimizohemi edhe për shekullin në vijim me territor të copëtuar si në vendimet e Berlinit e Londrës. Pra shqiptarët njëherë e mirë nuk duhet ta lëmë fatin e shtetit dhe ambicieve kombëtare në duart e Evropës e cila na viktimizoj për 100 vjet.