Rekord i ri: 24 orët e fundit me mbi 400 mijë raste infektimesh me COVID-19

Një rekord i ri rastesh ditore në rangun botëror është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, me mbi 400.000 raste infektimesh.
Evropa konsiderohet si epiqendra e infeksionit, me mbi 140.000 raste të reja gjatë javës së kaluar, duke tejkaluar, Indinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazilin.
Po tashmë që ka filuar stina e vjeshtës, pandemia ka marrë vrull dhe ka filluar të përhapet me shpejtësi të madhe në mbarë botën.
Franca ka raportuar mbi 30.000 raste të reja me koronavirusin, duke çuar vendin në mbyllje të përkohëshme ,disa qyteteve u është kufizuar dhe liria e lëvizjes, Marsellie dhe Lyon.
Polonia caktoi zona të kuqe ku do të mbyllen shkollat ​​dhe palestrat, përfshirë kryeqytetin Varshavë.
Në Gjermani baret dhe restorantet që janë zona me rrezik më të lartë duhet të mbyllen herët. Vendi regjistroi 6.638 raste të reja të Enjten – shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në Republikën Çeke, shkollat ​​dhe baret janë mbyllur, por infeksionet janë ende në rritje. Qeveria tha se po ndërtonte spitalin e saj të parë në terren për pacientët me koronavirus dhe u ka bërë thirrje mjekëve që punojnë jashtë të kthehen në shtëpi menjëherë.
Në Portugali, qeveria tha që mbledhjet do të ishin të kufizuara në pesë persona nga e enjtja. Në dasmat dhe pagëzime mund të marrin pjesë deri në 50 persona.
Në Hollandë, të gjitha baret, restorantet dhe kafenetë u mbyllën në 14 Tetor, përveq musafirëve, familjet mund të kenë maksimumi tre mysafirë në ditë.
Rastet e rritjes së infeksionit në shtetet evropiane sipas statistikave evropiane: