Rekord rastesh që nga fillimi i pandemisë në Itali, brenda 24 orëve mbi 21 mijë të infektuar

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali. Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar më shumë se 20 mijë raste të reja brenda 24 orëve.
Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer mbi 161 mijë testime, nga të cilat 21 mijë e 273 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Lajmi i mirë është se ka pasur një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 128 persona, krahasuar me 151 të së shtunës. Deri tani, në Itali kanë humbur jetën nga koronavirus 37338 persona.