Rezultatet e shpejtësisë së iMac 5K 75% më të mira se modeli 2017

Është paraqitur seti i ri i rezultateve benchmark për iMac 5k premium ndërsa testet Geekbench e tregojnë një azhurim të konsiderueshëm në krahasim me linjën e rifreskuar të produkteve Mac nga viti 2017, sipas AppleInsider.

Në Geekbench, pajisja u shfaq si “iMac19.1” ndërsa modeli i testuar erdhi me një procesor Intel Core i9-9900K me tetë bërthama dhe një takt bazik prej 3.6GHz. Kompjuteri thuhet se përdor macOS 10.14.4 dhe është i pajisur me memorie prej 16GB DDR4.

Janë arritur rezultate prej 6314 pikësh në testin single-core dhe 33713 pikë në multi-core. Të dyja këto e paraqesin një përmirësim të konsiderueshëm në raport me iMac nga mesi i vitit 2017, i cili ka procesor Intel Core i7-7700K dhe në një set të testeve benchmark ka realizuar rezultate prej 5.684 deri në 19372 pikë.

Apple e ka rifreskuar linjën e vet iMac më 19 mars, ndërsa në mesin e ndryshimeve janë edhe azhurnimi i procesorit të gjeneratës së tetë për iMacun 21.5-inçësh, gjenerata e nëntë e procesorëve me gjashtë dhe tetë bërthama për iMac 27-inçësh, opsione të GPU për Radeon Pro Vega 20 dhe Vega 48 GPU, shkruan KOHA Ditore.

Modelet aktuale 5k iMac e kanë një çmim fillestar prej 1799 dollarë për procesorin gjashtëbërthamësh 3.0GHz, 8GB RAM, 1TB Fusion disk dhe grafikë Radeon Pro 570X. Konfigurimi më i shtrenjtë (2299 dollarë) ka procesor gjashtëbërthamësh i5 prej 3.7GHz, 8GB RAM, 2TB Fusion disk, Radeon Pro 580X, me opsionin të azhurnimit në procesor Core i9 dhe grafikë Vega 48 me pagesë shtesë.