Rita Ora realizon paraqitjen e parë para mediave

Këngëtarja, Rita Ora është shfaqur në takimin e parë në kuadër të UNICEF.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po qëndron në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës së bashku me UNICEF-in

Gjatë qëndrimit të saj tre ditor në Kosovë, ajo do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare për të ndihmuar vikimat në vendin tonë.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita gjatë konferencës.