Rita tregon se a do të martohej me shqiptar

Ndonëse suksesin e saj e arriti në arenën ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë ka treguar me shumë krenari se është nga Kosova.

Së fundmi Rita gjatë një interviste të dhënë ka befasuar përsëri fansat e saj.

Në një video të publikuar në Youtube, gazetari i tregon Ritës se ai është shqiptar.

 

Mirëpo Rita nuk e ka besuar këtë dhe i tha që ai të tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh.

Por, gazetari i tregon se familja e tij është me origjinë nga Korça. “Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka.

E përgjigjja e Ritës ishte e mrekullueshme.

“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombësit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, përgjigjet Rita.