Rrahje masive mes nxënësve në Ferizaj: Përfshihen dy shkolla

Një përleshje masive ka ndodhur mes nxënësve mes dy shkollave në Ferizaj

Në profile të ndryshme në Facebook, është publikuar videoja ku dhjetra nxënës janë përfshirë në përleshje. Nxënësit janë të Gjimnazit “Dr. Sharban Hashani” dhe të Shkollës së Mjekësisë, “Elena Gjika”.

Gjatë ditës janë raportuar edhe rrahje të tjera në vend. Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës katër persona në Prishtinë, të dyshuar se janë përfshirë në rrahjen në lagjen “Dardania”.

KLIKO KËTU PËR VIDEO