Sa para kemi nevojë që t’i kursejmë për pension?

Shuma që ju mund të kurseni për pension, varet nga ajo që ju mund të ofroni, por sa më gjatë që ju të jetoni, aq më shumë ju duhet që të kurseni.

Kërkimet rregullisht tregojnë që ne mund të vendosim një target ambicioz për të ardhurat në pensionin tonë dhe më pas të nënvlerësojmë sa shumë kemi nevojë që ti vendosim mënjan për ti arritur ato, raporton “Daily Mail”

Sa duhet të kursejmë?

Janë dy tipa të pensioneve skema me të cilat hasim gjatë punës: përcaktimi kontributit dhe përcaktimi i përfitimeve.

Diferenca e skemën së përcaktimit të përfitimeve është premtimi i punëdhënësit tuaj që të ju dërgojë ju të ardhura në pension dhe të jetë përgjegjës për të.

Ju duhet të kontribuoni çdo muaj, duke vendosur shumën që punëdhënësi juaj specifikon.

Në anën tjetër, nëse ju keni një skemë së përcaktuar të kontributit, ju ruani atë dhe gjithashtu merrni kontributin nga punëdhënësi juaj.

Me përcaktimin e përfitimeve në pension, përgjigja e shkurtër është shuma që kurseni dhe të vendosni shumën të cilën punëdhënësi juaj ju kërkon, atëherë do të keni pensionin e premtuar.

Me përcaktimin e skemës së kontributit, përgjigja është më e komplikuar, sepse ajo mbetet tek ju se sa para ruani për pension, kështu që sa më shumë që ruani, aq më shumë do të merrni.

Sa para ju duhen në pension?

Rregullat gjenerale në industrinë financiare janë që dikush në moshën 40 vjeçare ka nevojë rreth 50% e të ardhurave të tyre aktuale, që të ketë standarde të njëjta edhe gjatë kohës në pension.

Gjëja e dytë që duhet konsideruar është pensioni i shtetit.

Më e rëndësishme është koha kur ju filloni të kurseni, kështu që duke filluar që nga mosha 30-vjeçare, duhet të kurseni 15% të të ardhurave, kurse kur jeni 40-vjeç përqindja rritet deri në 20%.