Sabri Fejzullahu sjell versionin e ripërpunuar të këngës ‘Pranvera në Prishtinë’

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu ka ripërpunuar një nga hitet e tij më të njohura.

Sabriu ja sjellur këngën ‘Pranvera në Prishtinë’ në versionin ‘Remake’ e cila është sjellur edhe me videoklip

Kënga me tekst të Milaim Berisha, riorkestrim të Ardian Kastratit është punuar nga produksionin MProduction, ndërsa klipi u realizua poashtu nga MProduction.

Ndryshe, Sabri Fezullahu po vazhdon të jetë aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit, dhe mbetet një ndër këngëtarët më të mirë dhe më të kërkuar shqiptarë me hite të paharruara.