Salcë tabasco

Për adhuruesit e ushqimeve pikante, ndajmë me ju recetën për salcën e preferuar.

Përbërësit
500 gr speca feferona
150 ml ujë
50 ml uthull
1 ½ lugë sheqer
kripë

Udhëzimet

Hapi 1
Specat feferona lajini e pastrojini.

Hapi 2
Vendosini në një tenxhere me ujë dhe ziejini për 10 minuta.

Hapi 3
Më pas bluajini në blender, shtojuni uthullën, sheqerin e kripën sipas dëshirës.

Hapi 4
Kullojini dhe zbrazini në shishe ose kavanozë qelqi.

Ju bëftë mirë.