Sali Berisha “largohet” nga politika

Dokumentin për lënien e mandatit të deputetit e firmosi edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Berisha është ndër të parë që iu “nënshtrua” vullnetit të opozitës për djegien e mandateve.

Gjatë ditës së sotme opozita në mënyrë unanime vendosi të lërë mandatet e deputetëve, ndërsa nesër ka thirrur një tjetër protestë, këtë herë para parlamentit.

Por ky vendim i opozitës nuk është pritur pozitivisht nga faktori ndërkombëtar, të cilët bëjnë thirrje për të mos lënë mandatet.