fbpx

Sallatë e përsosur me vezë

Lëngu i limonit i jep kësaj sallate një shije shumë të vecantë.

Për 4 persona

Përbërësit

6 vezë të ziera
¼ filxhan majonez
1 lugë gjelle mustardë
½ lëng limoni
1/4 qepë të reja
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1
Në një enë trazojeni bashkë majonezën, mustardën, lëngun e limonit dhe qepën e grirë imët.

Hapi 2
Vezët e ziera ndajini në copa të mëdha dhe bëjini bashkë me masën prej majoneze.

Hapi 3
Kriposeni, piperoseni dhe lëreni të ftohet në frigorifer për një orë.

Më pas shërbejeni.