Sallatë me kuskus

Sallata jonë e preferuar për të shoqëruar mishin e pjekur.

Përbërësit
1 filxhan kuskus
1 trangull
1 karrotë
10 tranguj turshi
6 lugë gjelle jogurt grek
3 lugë gjelle majonez
kopër
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet
Hapi 1
Kuskusin ziejeni për 10 minuta dhe kullojeni.

Hapi 2
Lëreni të ftohet e më pas trazojeni bashkë me karrotën e grirë në rende, trangujt turshi dhe trangullin e grirë në kubikë të vegjël.

Hapi 3
Shtojani kopërin, jogurtin e trazuar me majonezë dhe kriposeni.

Trazojini mirë të gjitha dhe shërbejeni.