Sami Lushtaku, zgjedhet kryetar i PDK-së në Skenderaj

Sami Lushtaku mban karrigen e të parit të PDK-së në Skenderaj.

Në një proces që s’ka shkuar pa telashe, që nga fillimi, ai ka thënë të ketë marrë besimin e mbi 90 për qind të anëtarësisë. E ka dhënë kumtin në profilin e tij në Facebook, e ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, ka shkruar shkurt Lushtaku.

Më 16 prill, Lushtaku kishte shpallur kandidaturën për të mbajtur fronin e të parit në bastionin e PDK-së, e ku nuk udhëheqë me Komunën, meqë në zgjedhjet e kaluara lokale atje kishte garuar si i pavarur Bekim Hamëz Jashari, e PDK-ja nuk kishte vënë fare kandidat.