Sami Lushtakun do ta mbrojë në Hagë ish-prokurori i rastit të Millosheviqit

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë. Nice ka pasur probleme me Presidentin Thaçi gjatë vitit të kaluar për shkak të një borxhi. Avokati britanik ishte angazhuar nga Qeveria për përgatitur dokumentacion në mbrojtje të ish-pjestarëve të UCK’së, kur Gjykata Speciale të fillonte punën

Avokati britanik, Geoffrey Nice është angazhuar për ta mbrojtur në Gjykaten Speciale, ish-komandantin e UÇK’së në Zonen e Drenicës, Sami Lushtakun.

Angazhimin e Nice’it, krahas avokatit Arianit Koci, e ka konfirmuar vetë Lushtaku.

“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt ish-komandati i UCK’së, që tash udhëheq degën e PDK’së në Skenderaj. 

Tashmë është konfirmuar se Lushtaku do të niset nesër me linjë të rregullt për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit Specialist në Hagë.