Sane i ka dy oferta nga top klubet evropiane

Sulmuesi gjerman, i cili është i lënduar qe një kohë, pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni

Leroy Sane pritet të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen

Ylli gjerman ka qenë një prioritet i Bayern Munichut që nga vera e kaluar.

Mirëpo, së fundmi gjiganti bavarez duket se e ka zbehur interesimin për futbollistin e krahut të majtë.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se përfaqësuesit gjerman së fundmi ia kanë vënë syrin edhe dy top klube evropiane.

Bëhet fjalë për gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic pritet të takohet me përfaqësuesit e futbollistit, respektivisht kompaninë LIAN Sport këtë javë.

Sane ka kontratë me kampionin aktual anglez deri në vitin 2021.

Ai është i lënduar që nga vera e vitit të kaluar.