Sela refuzon ftesën e Zaevit për takim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për takim në lidhje me kandidatin e përbashkët për president.

Takimi është anuluar për shkak të heqjes së kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Anulimi i takimit është konfirmuar edhe nga LSDM, të cilët kanë theksuar se Sela fillimisht e ka pranuar ftesën dhe pastaj ka ndryshuar mendje.