Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.
Selimi, ka treguar se deri tash nuk ka marrë ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk kam marrë ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e pastërt.

“ Ne nuk jemi të fëlliqur. Nuk kemi pse të pastrohemi. Pse duhet një Gjykatë të merret me luftën e UCK’së”, ka thënë Selmi.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.