



Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani, është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm në kampionatin suedez.
Selmani këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime për skuadrën e tij, Varberg.
23 vjeçar kryeson kampionatin suedez me pikë të grumbulluara direkt si rezultat i golave dhe asistimeve të tij.
E tani duket se kjo nuk ka shkuar pa u vërejtur Kampioni aktual dhe ekipi më i madh në Suedi, Malmö FF është e interesuar seriozisht për shërbimet e Selmanit.




Lajmin e ka konfirmuar gazeta e njohur sportive suedeze, Sport Baldet.
Kujtojmë që Selamni, përkundër formës shumë të mirë ende nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës.