Semaforë specialë për Ditën e të Dashuruarve (Video)

Kalimtarët në Pingtung të Tajvanit, kanë mbetur të habitur me semaforët special të instaluar për Ditën e të Dashuruarve.

Gjatë kohës kur është e ndezur drita e kuqe, figurat qëndrojnë të kapura për dore, ndërsa mashkulli ulet në njërin gju sikur po i propozonte për martesë.

Kur të jetë ndezur drita e gjelbër, çifti ecin së bashku dhe duket sikur të jenë në një lidhje të lumtur.

Kjo u ka pëlqyer shumë qytetarëve, të cilët nuk kanë kaluar pa bërë fotografi me këta sinjalizues, që do të largohen pas festës.

https://youtu.be/sTi-kRnrwO8