Sëmundjet që shkaktohen nëse flini më pak se pesë orë

Ekspertët thonë se më pak se pesë orë gjumë në ditë përkthehet në dëm për shëndetin tonë.
Të fjeturit vetëm katër ose pesë orë gjumë rrit rrezikun e sulmeve të zemrës, sulmeve në tru dhe vdekjes së hershme, sipas një studimi mbi 20 mitet më të zakonshme rreth gjumit

Rebecca Robbins, e cila udhëhoqi studimin, e që vie nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut, tha se ka dëshmi të tëra për të treguar se pesë orë gjumë ose më pak në baza rutinore rrit rrezikun në masë të madhe për gjendjet e lartcekura.

Studimi, i botuar në revistën Sleep Health, po ashtu ofron këshilla për ata që duhet të ngrihen herët dhe të bëjnë diçka që nuk është stresuese.

Studimi këshillon të mos shikohet TV para shkuarjes në shtrat.