Senatori lëshon deklaratë shokuese: “Faji është prania në rritje e myslimanëve”

Senatori australian Fraser Anning është kritikuar mjaft shumë pas komenteve të tij “të neveritshme” pas aktit terrorist në dy xhamitë në Australi, ku deri tani kanë mbetur 49 njerëz të vdekur dhe dhjetra të lënduar.

Në një deklaratë për media lëshuar këtë pasdite, e që është dënuar gjerësisht në mediat sociale, senatori Anning tha se sulmet theksuan “frikën në rritje për një prani në rritje të myslimanëve” në komunitetet australiane dhe të Zelandës së Re.

Ai vazhdoi të pretendonte se shkaku i vërtetë i gjakderdhjes ku kanë mbetur të paktën 49 persona të vdekur, është politika e emigracionit në Zelandën e Re

“Unë kundërshtoj plotësisht çdo formë dhune brenda komunitetit tonë dhe dënoj plotësisht veprimet e personit të armatosur, “tha senatori Aning.

“Megjithatë, ndërkohë që ky lloj i vigjilencës së dhunshme kurrë nuk mund të justifikohet, ajo që thekson është frika në rritje brenda komunitetit tonë, si në Australi dhe në Zelandën e Re, të pranisë në rritje të myslimanëve.

“Si gjithmonë, politikanët e krahut të majtë dhe mediat do të nxitojnë të pohojnë se shkaqet e goditjeve të sotme shtrihen mbi ligjin e armëve ose ata që mbajnë pikëpamjet nacionaliste, por kjo këto janë gjëra të pakuptimta.

“Shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re sot është programi i emigracionit i cili lejoi që fanatikë muslimanë të emigronin në Zelandën e Re në radhë të parë”.

Senatori Anning vazhdoi të thotë se ndërsa muslimanët mund të kenë qenë viktima të sulmeve, ai pretendonte se zakonisht janë autorë dhe fajësoi vdekjet në “gjithcka i përket fesë islame”. “Është ekuivalent fetar i fashizmit”, tha ai.

Ai përfundoi me një pasazh nga Bibla dhe tha se ata që ndoqën një fe të dhunshme që u bën thirrje atyre të vrasin “nuk mund të habiten shumë kur dikush i merr ato në fjalën e tyre dhe përgjigjet në aso natyre”.

Një këshilltar i mediave i senatorit Aning tha për news.com.au se nuk kishte reagim ndaj deklaratës, por vetëm minuta më pas mediat sociale u përplasën me zemërim.

Ndër kritikat ishte një qortim nga kryeministri Scott Morrison, i cili e përshkroi deklaratën si “të neveritshme”.

“Vërejtjet e Senatorit Fraser Anning që fajësojnë sulmet vrasëse nga një terrorist i dhunshëm, i krahut të djathtë, ekstremist në Zelandën e Re për emigracionin janë të neveritshme”, tha Morrison.

“Këto pikëpamje nuk kanë vend në Australi, e le më në Parlamentin Australian”.

Në Sky News, gazetari politik Kieran Gilbert tha se dikush me këto pikëpamje nuk i përkiste parlamentit.

“E gjej atë absolutisht të turpshme,” tha Gilbert. “Eshte e shpifur.”

Gazetari britanik, Piers Morgan, po ashtu e kritikoi senatorin Anning, duke thënë se ai ndjeu “zemërim të verbër”.