Sfidë e re për diplomacinë kosovare nga Daçiq: Të hënën vjen një lajm i keq për Kosovën

Ivica Daçiq ka deklaruar se të hënën e 21 janarit një tjetër shtet do ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se të hënën e 21 janarit një tjetër shtet do ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke theksuar se Beogradi ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës si “temë kryesore në rend të ditës”, Daçiq ka theksuar se Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë takimit të djeshëm të presidentit Vladimir Putin, ka thënë se për Beogradin është “sukses historik që 12 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës”

“Të gjithë e kanë të njohur të njohur se na është kërkuar pezullimi i aktiviteteve tona për gjashtë muaj, në mënyrë që ata të pezullojnë vendimin për taksë që kanë vendosur. A vlen kjo edhe për Amerikën dhe a do të ndal ajo lobimin e saj?”, u shpreh Daçiq si mysafir në televizionin “Happy”.

“Në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se i ftojnë të gjitha shtetet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ne nuk jemi pajtuar dhe vazhdojmë me punën tonë. E hëna është ditë kur mund të pritet që një tjetër shtet ta tërheq njohjen e Kosovës”, u shpreh ai.