SHBA për Ushtrinë i sjellin edhe 4 helikopterë. Javëve të ardhshme vijnë blindat MRAP

Kontigjenti i parë me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës nga SHBA-ja tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Ky kontigjent përfshinë 24 automjete të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV), ndryshe të njohura edhe si Humvee.

Burime të afërta me qeverinë e Kosovës thonë se javëve të ardhshme do të nisën edhe kontigjente tjera nga Ushtria Amerikane për Ushtrinë e Kosovës.

“Pjesë e kontigjenteve tjera do të jenë pajisjet që i ka parë nga afër kryeparlamentari Veseli gjatë qëndrimit në bazën ushtarake të Gardës Kombëtare të Ioëas. Pra, do të ketë automjete të blinduara të serisë së fundit, siç janë blindat MRAP, të rezistueshme ndaj minave dhe të përshtatshme për betaje të hapura në territor të vështirë”, kanë thënë këto burime.

Tutje ata thonë se kontigjentet me armatim nga Amerika do të ndahen në disa etapa, varësisht nevojave dhe kapaciteteve humane që ka Ushtria e Kosovës.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është se në këto kontigjente do të jenë edhe katër helikopterë.

“Këta katër helikopterë do të vijnë një nga një në dy vitet e ardhshme. Helikopterët do të përdoren në bashkëpunim ndërmjet Ushtrisë, Policisë dhe QKUK-së”.

Po ashtu merret vesh se shumica e këyte automjeteve të blinduara, armatimit, helikopterëve janë donacion nga SHBA-të për Kosovën.