SHBA përkrahë formimin e ushtrisë, përkundër deklaratave të sekretarit të NATO-s

Përkundër që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndryshe po del të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Amerikës është shprehur pro formimit të ushtrisë kosovare.

Sipas ambasadorit Philip t Kosnet, FSK-ja nuk duhet të shikohet si forcë destabilizuese.

Amerikanët janë të prerë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të jetë pozitive për të gjithë.

Qëndrimi i diplomacisë amerikane në vazhdimësi është se Kosova ka arritur kushtet që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, të kontribuoj më shumë.