Sheqerpare Dibre

Dibra ka recetën e saj fantastike, e cila prej dekadash njihet si Sheqerpare Dibrane. Sjellim një variant të recetës.

Përbërësit
1 kg miell
600 gr gjalpë të shkrirë
350-400 gr sheqer
8 të kuq të vesë
5 gr pluhur pjekurinash
Për sherbetin:
1250 gr sheqer
850 ml ujë
aromë vanilje
75 gr arra

Udhëzimet

Hapi 1
Si fillim përgatisim sherbetin.

Hapi 2
Pastaj, përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin. Shtojmë pjesë –pjesë të vkuqtë e vezëve duke i punuar vazhdimisht.

Hapi 3
Shtojmë edhe miellin e përzier me pluhur pjekurinash. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.

Hapi 4
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.

Hapi 5
Vendosini në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë.

Hapi 6
Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.

Ju bëfshin mirë.