Shkarkohet nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimit, Kushtrim Cukaj

Para pak minutave, Kushtrim Cukaj, Sekretar i Ministrisë së Integrimeve është shkarkuar nga detyra nga Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues.

Një tjetër zyrtar i lartë shtetëror është shkarkuar sot nga Qeveria e Albin Kurtit. Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, që kryesohet nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër, ka shkarkuar Kushtrim Cukajn nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve. Arsyetimi, thuhet në vendimin që ka siguruar Reporteri, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore, , shkruan Reporteri.

Ky komision, ku bënë pjesë edhe Ministri Xhelal Svecla, Ministrja Emilja Rexhepi, Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe Edi Gusia, është themeluar nga Qeveria në muajin Prill.