Shkon në 6 numri i të vdekurve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë

Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas informatave nga gazetari i Alsat në terren, numri i viktimave ka arritur në gjashtë.

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Ndërkohë, janë edhe mbi 20 persona të lënduar të tjera.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.

Ndëkrohë, raportohet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës  me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës .