Shokoi botën me peshën e tij, djaloshi bën ndryshimin drastik

Arya Permana bëri xhiron e botës virtuale për shkak të peshës së tij.
Vetëm 12 vjeç nga Indonezia, ai është cilësuar si personi më i shëndoshë i Indonezisë në moshën 10- vjeçare. Pesha e tij fillestare ka qenë 190 kilogramë.

Kjo peshë ka shqetësuar jo vetëm prindërit e tij, shokët, por dhe vetë djalin, i cili ka marrë një vendim drastik.

Duket se mrekullia ka ndodhur për të, Arya ka humbur gjysmën e peshës duke hequr dorë nga sheqeri dhe duke u marrë me aktivitet fizik. Ai është bërë shumë aktiv, duke bërë 5 kilometra çdo ditë dhe mban një dietë tepër strikte.