Shokon Zaev me deklaratën e tij për arratisjen e Gruevskit

Ka habitur me deklaratën e tij kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili ka thyer heshtjen në lidhje me arratisjen e paraardhësit të tij, duke thënë se Gruevski edhe mund të jetë rrëmbyer.

Deklarata është bërë këtë të premte në një konferencë për shtyp dhe hap një tjetër dilemë për largimin e mistershëm të ish kryeministrit që drejtoi Maqedoninë për një dekadë në pushtet.

“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka dale jashtë vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer”.

Më tutje Zaev u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka që ish kryeministri të vuajë dënimin e tij në Maqedoni.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”- tha Zaev, siç raporton AlsatM.