Shpallen fituesit e Aeroportit të Kukësit, 8 milionë euro investim

Ministria e Infrastrukturës ka mbyllur vlerësimin e ofertave për dhënien me koncesion te Aeroportit të Kukësit, nga ku ka rezultuar fituese konsorciumi i kompanive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. Dhe “Bami” sh.p.k. Investimi do te kap vlerën prej 8 milion euro.

Ky koncesion do te jepet për një periudhë vjeçare. Bashkimi i operatoreve ka ne përbërje kompaninë holandeze “Naco”me eksperience ne menaxhimin e administrimin e aeroporteve.

Me herët ne këtë procedure “Kastrati Grup” mori bonusin e pikëve për ofertën e pa kërkuar që paraqiti, por më vonë, kjo kompani u tërhoq nga gara.

Sipas te dhënave nga ministria, bashkimi i kompanive fituese do te kryeje nje sere investimesh, si zgjerim te terminalit te pasagjereve, te pistës si dhe zgjerim te zonës se parkimit. Ky aeroport do te funksionoje si nje ”low cost”, pra si një aeroport me kosto te ulët, në te cilin do të ulen e ngrihen avionë me një kapacitet prej 190 vendesh.