Shpend Ahmeti: Jo para për Notre Dame, por për rastet sociale në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, e kryenegociatori Shpend Ahmeti ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj e deklaratën e tij se Kosova do të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e Notre Dame

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se paratë do të duhet të shkonin në renovim të shtëpive që janë raste sociale, teksa ka cekur edhe disa raste të djegieve të shtëpive në disa komuna.

“Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata”, shkroi ai.

Ahmeti tutje ka deklaruar se Francës iu është dëshmuar miqësia dhe solidariteti e kjo nuk mund të përmirësohet me para.

Për këtë temë, ka reaguar edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, teksa ky i fundit ka përmendur edhe kompleksin “Adem Jashari” që thotë se është buzë rrëzimit.