Shqipëria e Kosova çdo herë në krah të njëra-tjetrës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në Tiranë ministrin e Brendshëm në detyrë të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook kreu i shtetit i shprehu zyrtarit kosovar mirënjohje për bashkëpunimin si dhe ndihmën e ofruar për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit. Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”, shkruan Meta.