Shqipëria përgatitet për strehimin e 30 mijë emigrantëve nga Siria

Pas krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, Shqipëria po përgatitet për një situatë të mundshme emergjente.

Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes

Autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e gjashtë qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se Shqipëria do të përballet nga një situatë fluksi.

Kapaciteti pritës i vendit përllogaritet në 30 mijë persona, ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet në vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër.