fbpx

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut të SP të Ferizajt, Sefedin Fazliu

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë, në vendin e tij të punës, është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.

Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​

Ai ​ njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve​

SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.​

​​ Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të papranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës.

Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dhe​ me sakrifica të mëdha, thuhet në fund të reagimit.

Me respekt,

Drejtoria e SHSKUK-së