Shtatë futbollistët që Real Madrid do t’i largojë gjatë verës

Vera e vitit 2019 mund të sjellë shumë lëvizje te Real Madrid.
‘Los Blancos’ po kalojnë një nga sezonet më dëshpëruese në vitet e fundit, me rezultatet aspak të pritura si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë situatë do të tentojë ta ndryshojë presidenti Florentino Perez.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos në vitin 2018, nga Real Madrid këtë vit mund të largohen edhe shtatë lojtar.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’, raporton se në afatin kalimtar të verës mund të largohen gjithsej shtatë lojtarë

Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Isco dhe Keylor Navas pritet të mos jenë më pjesë e ekipit ‘mbretëror’.