Shtypeni këtë pikë në shputa dhe nxirrni helmet nga organizmi

Si të aplikoni akupresurën gjatë ushtrimit të jogës?

Në njërën ndër jogat themelore asana aplikoni akupresurën dhe kështu do të nxirrni helmet nga organizmi juaj.

Njëra ndër pozat themelore në jogë është edhe ulja e anuar përpara, transmeton Telegrafi.

Këmbët janë të shtrira para dhe përpiqemi të kapim shputat derisa nga kërdhokullat lehtë lëshojnë gjoksin në drejtim të gjunjëve.

Herën tjetër kur e bëni këtë ushtrim përpiquni të përfshini edhe pak akupresurë.

Shtrëngoni me gishtin e madh dhe gishtin tregues pjesën midis gishtit tregues dhe gishtit të dytë të shputave dhe mbani ose bëni butësisht masazh rreth 30 sekonda.

Kjo është mënyra e shkëlqyeshme e nxjerrjes së helmit nga organizmi, por që nuk paraqet kurrfarë mundimi tjetër gjatë ushtrimit.