fbpx

Shuma marramendëse që mori Unikatili nga koncerti në Mitrovicë

Dy ditë më parë, reperi i famshëm shqiptar, Unikkatili, mbajti një koncert madhështor në Mitrovicë, ku u mblodhën të gjithë fansat e tij për ta dëgjuar të performojë live.

Ai u kthye pas 7 vitesh për të performuar për herë të dytë në vendin e tij dhe u prit me gëzim të madh nga adhuruesit.

Për koncertin e mbajtur dy netë më parë në Mitrovicë, Unikkatili është paguar me shifrën e çmendur prej 80 mijë eurosh.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Mozzik dhe Unikkatili publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, i cili mban titullin “Shqiptar” dhe që në minutat e para të publikimit ka marrë me mijëra klikime në Youtube.