Shumica e udhëtarëve të aksidentuar janë nga Gostivari

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar në aksidentin Shkup-Tetovë.

Një numër i madh i pasagjerëve që udhëtonin me autobusin e aksidentuar janë nga Gostivari.

Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij në zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i Gostivarit Arben Taravari.

Postimi i plotë i Taravarit pa ndërhyrje:

Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…

Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.

Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre maksimal për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzëve.

Ndërkohë në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 20 persona të tjerë…

Nuk është shënuar asnjë viktimë por më duhet të njoftoj se disa prej tyre ndodhen në kushte kritike për jetën.

Fatkeqsisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari…

Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!