SI DO TË DUHEJ TË ORGANIZOHET SHËRBIMI USHTARAK NË KOSOVË


Shkruan: Hafir Hoxha

Mua më vjen mirë që më në fundë u aktualizua zyrtarishtë qështja e shërbimit ushtarak nga institucionet e Republikës .
Rregullishte kam propozuar që të kemi sistem te trajnimit dhe të aftesimit te rinis tone për raste emergjente dhe si ushtri rezerve.
Vitin 2019 kam biseduar edhe me ministrin Rrustem Berisha, po ashtu edhe me ministrin e tanishem z Anton Qunin që dytë i kam kolegë dhe bashkëluftëtar nga UCK, dhe me shume lidert te VV se ne duhet te kemi nje sistem , nje model për te aftësuar rinin tone dhe ja modeli të cilin une e paramendoj që ta kemi :

SI DO TË DUKEJ AFTËSIMI, SHËRBIMI USHTARAK NË KOSOVË :

  1. Duhet të kemi obligim të shërbejme shtetin në afat kohorë prej tre muajve në tri etapa në afat kohorë prej 5 viteve.
  2. Obligimin mundemi ta bëjmë në :
    a. Ushtrin e Kosovës
    b. Në strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Gatishmëris Emergente
  3. Kush ku do të shërben mvaret prej nevojes së shtetit , prej aftësive psikofizike dhe prej gatisjmëris profesionale të qytetarit dhe deshirës së tij. pra mundemi të bisedojmë me qytetarin .
    Pasi aktualisht po bëni pyetje për shërbimin ushtarak unë e paramendoj në këte formë shërbimin duke i pas parasyshe rrethanat në të cilat gjendemi si shtet , buxhetin dhe faktorin e mbrendshëm dhe të jashtëm politik .

Ushtria :

  • Shërbimi 3 x1 muaj në afat kohorë prej 5 viteve,
    Shërbimi ushtarak bëhet në kazermat egzistuese të FSK-së trajnohet , stervitet nga stafi egzistues profesional i FSK-së , ushtarët do të qendrojne tër kohen në kazerme vetëm javën e parë të shërbimit, në fund të javës ipet betimi dhe pastaj tri javet tjera të muajit të parë dhe dy muajt të tjerë me vone ushtarët flejn në shtepit e tyre kurse në kazermë qendrojne gjat orarit të punes nga ora 7.00h deri ne ora 17.00 h , pos natës kur do të jen në detyre roje dhe do tësherbejnë më së afërmi vendbanimit të tyre.
  • MUAJI I PARË të aftësohen ushtarët me njohuri teorike dhe praktike për sistemin e mbrojtjes , ushtrin dhe strukturat të tjera mbrojtëse, njohurit me armatimin që posedojme, bartja e unuformës dhe rregullat ushtarake. Rreshtimet, lëndet taktike dhe operative, tani mos të lshohem në planprogram detal që do të bëhet me kohë.
  • Gjat këti muaji do jen ligjerimet dhe aftësit gjenerale, të përgjithshme , unike për të gjithe pjestarët e ushtrise.
  • MUAJI I DYTË në muajin e dyte do të ftohen pjestarët e ushtrise të profilizuar dhe të caktuar në gjini ushtarake, keto do të verehen dhe të profilizohen gjat muajit të parë të shërbimit , pra do të aftësohen dhe trajnohen për gjini ushtarake për këmbësori, artiljeri, tenkiste, intedante, mbrojtje kunderajrore, ingjinjeri, vëzhkues, polic ushtarak, dhe ato gjini qe gjinden në FSK.
  • MUAJI I TRET do të jet muaj ku ushtarët do të kyqen në ushtrime dhe aktivitete të ndryshme në baz të planit dhe programit duke filluar në aksione në komunat ku ata sherbejnë ti ndihmojnë edhe strukturat e Mbrojtjes Civile, të pyllezojne hapsirat publike, dhe të sherbejnë ne strukturat e gjinive te tyre ashtarake me pune gjat orarit të punes . Do të ndihmojne në fabrika, atelie ushtarake, në ferma , kopshte e toka ku punohet per te kultivuar ushtrie ushqim dhe paisje te tjera për nevoja të saja.
  • Intervali kohorë mes tre muajve përcaktohet me plan të veqante te ushtrisë dhe pergatitjeve paraprake.
  • Stafi interesant dhe karakteristik që është i nevojshëm për të shërbyer si staf civil në ushtri mundet ti bëhet kontrata e punes dhe të jet staf aktivne sherbim të ushtrise si jan psh : mjeket, mekanikët , kuzhinjerët, rrobaqepsit, bujqtë, vozitësit, gjeodetët, topografët etj etj .
  • Me përfundimin e muajit të tret ne i kemi rinine të aftesuar , të selekcionuar dhe të vendoste në vendin e duhur ku do të jen staf rezervë .
  • Do të bartin uniforme dhe armatim gjat sherbimit te tyre kurse ne shtepi munden të udhetojne ne uniforme apo tesha civile mvaret si do te vendoset me ligjë.
  • Për ti zvogluar shpenzimet Ushtria e Kosovës duhet të ben projekte qe të prodhon dhe kultivon ushqim për stafin e sajë, paisjet me teknike per riparimin dhe mirmbajtjen e te gjitha automjeteve te shtetit duke filluar nga qeverija, ministritë, komunat, zjarrefiksit, arsimi, mjeksia, pylltarie etj etj qe në ate qender pra të ken staf civil profesionel per mekanikë dhe te krijohen te hyrat buxhetora nga ministrit të tjera dhe te shmangen keqpërdorimet e kësaj lëmije që ndoshuin tani .
    Ky projekt propozoj të follon si prototip me nga tre togje ( nga 100 ushtarë ) në secilen ZO të FSK-së që mbrenda nje viti tri togjet të sherbejn sherbimin në tersi 3×1 muaj , pra nga nje togë të jet aktivë në secilën zonë , ku gjat kesaj pune behen planet, analizohen metodat e punes, projektet, kerkesat, buxheti , paisjet për të pergatit ligjin dhe projektin final .

  • Autori Hafir Hoxha është ish ushtarak