fbpx

Si do të jetë moti në Kosovë ditët e ardhshme?

Gjatë ditëve të ardhshme, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bjerë shi dhe borë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, thekson IHMK’ja.

Instituti paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton IHMK’ja.