Si të përgatisni një pije të shëndetshme për mëngjes

Avokadot janë mjaft të konsumuara kohës së fundit. Shpesh përzihen me qumësht të kondensuar të ëmbël për t’ju dhënë një shije më të butë si milkshake.

Ne ju rekomandojmë qumështin e kokosit dhe nëse doni më shumë ëmbëltues mund të përdorni mjaltin.

Përbërësit

1 avokado e madhe, e pjekur mirë
1 filxhan grek (vanilje ose mjaltë)
6-8 lugë mjaltë ose agave nektar – varësisht sa preferoni të jetë e ëmbël
1 ose 1/2 filxhan qumësht kokosi
1/2 – 3/4 filxhan akull të grimcuar, opsional

Përgatitja

Kombinoni të gjithë përbërësit përveç akullit në blender. Përzieni deri sa të krijohet masë e njëjtë. Shërbejeni menjëherë ose edhe mund t’i shtoni pak qumësht.