Si u votuan kandidatët e AAK-PSD në Fushë Kosovë, kjo është lista e plotë

Koalicioni 100% i AAK-së e PSD-së, në zgjedhjet e gjashtë tetorit arriti që të radhitet e katërta sa i përket votave. Gazeta Express ka siguruar votat që kanë marrë deputetët e kësaj liste në Fushë-Kosovë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj radhihet i pari në listë si më i votuari, derisa, i njejti ka marrë vetëm 700 vota në këtë komunë.

Visar Ymeri i PSD-së në Fushë Kosovë ka marrë 107 vota, ndërkaq Dardan Sejdiu 118.

Burim Ramadan i AAK-së ka marrë 44 vota, ndërsa, Anton Berisha ka marrë 21 vota në këtë komunë.

Daut Haradinaj ndërkaq ka marrë 209 vota. Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti i ka marrë 119 vota.

Koalicioni 100% kanë arritur të marrin vetëm 5.90 të votave në Fushë Kosovë, apo, 1011 vota gjithsej.