Si u votuan kandidatët e AAK-PSD në Viti, kjo është lista e plotë

Koalicioni 100% i AAK-së e PSD-së, në zgjedhjet e gjashtë tetorit arriti që të radhitet e katërta sa i përket votave. iliria.tv ka siguruar votat që kanë marrë deputetët e kësaj liste në Viti.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj radhitet i pari në listë si më i votuari, derisa, i njejti ka marrë 903 vota në këtë komunë.

Visar Ymeri i PSD-së në Viti ka marrë vetëm 35 vota

Samet Dalimi ndërkaq ka marrë 601 vota. Kreu i PSD-së, në Viti Sali Salihu ka marrë 566 vota. Ndërsa kreu i AAK dega në Viti Faruk Nura ka marrur 735 vota. Ish ministri Bajram Hasani në Viti ka marrë 347 vota

Koalicioni 100% kanë arritur të marrin 7.97 % të votave në Viti, apo, 1550 vota gjithsej