Si zhvillohet ngjyra e lëkurës

Shkencëtarët thonë se pas largimit të shumicës së qimeve para dy milionë vitesh, paraardhësit tanë shumë shpejt morën ngjyrën e errët për të mbrojtur lëkurën nga kanceri dhe efektet tjera të dëmshme të rrezeve ultraviolet.

Ata kanë gjetur disa variacione të ndryshme të gjeneve përgjegjëse për paletën e ngjyrave të lëkurës së njeriut dhe këtë javë është publikuar studimi, i cili përcjell evoluimin e këtyre gjeneve në gjithë botën.
Shkencëtarët i kanë befasuar disa mutacione përgjegjëse për lëkurën e ndritshme tek evropianët me origjinë nga Afrika.

“Ky është studim mjaft i rëndësishëm për dallimin e ngjyrës së lëkurës”, tha gjenetiku Graig Brash, nga Instituti Hudson alfa për bioteknologji në Alabama.

Studiuesit janë unikë sa i përket asaj se paraardhësit tanë të hershëm, australopitekus në Afrikë, me siguri ka pasur ngjyrë më të ndritshme, e cila ka qenë e mbuluar me qime të dendura.

Ata thonë se gjeni MFSD12 është përgjegjës për atë se si do të dukemi.