Silva po bëhet gati për edicionin e fundit te City

Mesfushori spanjoll, David Silva, ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të edicionit 2019/20, kur edhe i skadon kontrata. Kështu që, edicioni i ri do të jetë i fundit për Silvan me fanellën e ekipit anglez dhe mundësia e fundit e madhe për të fituar Ligën e Kampionëve.

Silva është njëri prej lojtarëve më të dekoruar të të gjitha kohërave te Manchester City, pasi ka fituar katër tituj kampioni në Premier League, katër League Cup dhe dy trofe të FA Cup prej se është transferuar nga Valencia në vitin 2010

Ai ka shënuar golin e tij të 71-të në 396 paraqitje me Cityn muajin e shkuar kur ndihmoi ekipin të fitojë për herë të parë “tripletën” angleze. Megjithatë, mesfushori 33-vjeçar është i bindur se pasi të kompletojë një dekadë te City, duhet të largohet për të bërë një hap tjetër në karrierë.