Simiç dhe Shinik nuk marrinë votat e mjaftueshme

Mufera Shinik nga komunitetet jo shumicë dhe Slavco Simiç nga lista serbe, nuk kanë arritur të marrin votat e kërkuara për t’u zgjedhur nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë marrë 59 për dhe 48 apstenime.

Kryesuesi ka dhënë 15 minuta pauzë për shqyrtim në mes deputetëve, në mënyrë që të përfundojë edhe zgjedhja e nënkryetarëve, pasi siç tha ai pa zgjedhjen e nënkryetarëve, seanca konstituive nuk konsiderohet e përfunduar.